• Bushi: Ai që s’impenjohet nuk ka vend në kombëtare (video)

    Publikuar: 18 Mar 1:19

    Trajneri i kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Moldavinë në fund të muajit. Ndryshe nga dy muaj më parë këtë herë ish-sulmuesi ka zgjedhur futbollistët më të mirë për këtë grupmosh. Ndër të tjera në listën e Bushit bie në sy emri i mesfushorit të Young Boys, Taulant Seferi që refuzoi ftesën e Maqedonisë për të veshur fanellën e kuqezinjve, si dhe ftesa për gjashtë lojtarë që militojnë në kampionatin shqiptar. (Për më tepër ndiqni kronikën).

    Edhe pse nga Shpresa janë larguar disa futbollist cilësor pasi e kanë kaluar moshën sërish Bushi ka në dispozicion lojtar me shumë vlera. Një pjesë e tyre për shkak edhe të klubeve ku aderojnë qëndrojnë më lartë se të tjerët, megjithatë 43-vjeçari theksoi se asnjë lojtar nuk e ka të sigurt formacionin. I pyetur nëse De Biasi ka shfaqur interes për të afruar në ekipin e parë ndonjë lojtar të Shpresave, Bushi shtoi se janë disa elementë që mund të bëhen pjesë e kombëtares A por nuk preferoi të jap emra.


    Lexo postimet e tjera