Champions League

Butragueño: Real Madrid-Atletico, një gjysmëfinale e ashpër

Gjysmëfinale e ashpër. Kështu e ka konsideruar drejtori i marrëdhënieve institucionale te Real Madridi, Emil Butragueno,

Gjysmëfinale e ashpër. Kështu e ka konsideruar drejtori i marrëdhënieve institucionale te Real Madridi, Emil Butragueno, përballjen derbi në Champions, mes dy skuadrave madrilene: “Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Atletico është një kundërshtar shumë i vështirë, që mbrohet shumë mirë dhe është mjaft solid mes reparteve. Duke qenë tashmë në gjysmëfinale të Champions-it, pasi kemi triumfuar kundër Bayern Munich, kjo na bën të lumtur. Hapi i radhës drejt finales së shumëpritur të Cardifit është edhe më i vështirë. Referuar formës momentale, Atletico vjen shumë mirë, si edhe ne. Do të luhen edhe tri ndeshje të La Liga deri në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it, në “Bernabeu”. Le t’i marrim gjërat hap pas hapi, me radhë. Ne duhet të jemi në më të mirën tonë në këtë moment deciziv të sezonit.

Duhet të besojmë të këta lojtarë, sepse ata na kanë sjellë këtu. Përfitimet nuk dihet nëse janë apo jo, për të luajtur në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale. Në parim të jep një avantazh të luajturit e ndeshjes së dytë në udhëtim, por kjo varet nga rezultati i ndeshjes së parë. Do të jetë me shumë rëndësi rezultati pozitiv në ndeshjen e parë, për ta mbrojtur pastaj në kthim. Siç e treguam edhe kundër Bayern Munich, kjo gjë nuk përbën shqetësim, mjafton të bëjmë dy ndeshje të mira. Ne do të kemi mundësitë tona. Çdo vit është i ndryshëm dhe çdo ndeshje, po ashtu, është e ndryshme. Nuk do të ndikojë fare ajo që ka ndodhur në dy finalet e mëparshme të Champions-it, mes nesh. Ne e dimë se kundërshtari është shumë i mirë. Atletico pëson shumë pak gola. Në këtë pikë të garës vlen shumë filozofia: mos bëj gabime, sepse ato i paguan shumë shtrenjtë”.

Më shumë nga Champions League