Connect with us

Formula 1

Button dhuron 15 mijë paundë për adoleshentin që humbi këmbët!

Jenson Button ka dhuruar 15 mijë paundë për Billy Monger, teksa është bërë pjesë e apelit për të ndihmuar adoleshentin britanik, i cili i humbi të dyja këmbët gjatë një aksidenti të tmerrshëm në garën e Formula 4 në pistën e Doningtonit në Angli. Pamjet televizive kanë treguar për një aksident horror të 17-vjeçari, i cili u çua menjëherë në spitalin e Nottingham, ku mjekët i prenë të dyja këmbët, si kusht i vetëm për të mbetur gjallë. Brenda 24 orëve, plot 500 mijë paundë janë depozituar në llogarinë bankar të Monger nga njerëz të ndryshëm të sportit dhe jetës sociale në Britani.

Billy Monger lost both his legs following a track crash at Donington Park on Sunday 

Monger crashed into Finnish driver Patrik Pasma during a race at Donington Park on Sunday

Pasma's car (right) was stopped on the track in front of Monger when he slammed into it

Monger was trapped in his car for 90 minutes before being airlifted to hospital from the track

Një faqe në internet kërkoi fonde bamirësie për Billy Monger dhe me mbështetjen e tre britanikëve kampionë në F1, Lewis Hamilton, Button dhe Nico Rosberg, brenda gjashtë orësh donacioni shkoi 260 mijë paundë dhe në fund të ditës së parë totali shkoi rreth 500 mijë paundë. Aktualisht janë dhuruar 530 mijë paundë. Button, kampion i botës në vitin 2009, i cili do të rikthehet në garën e Montecarlo në vend të Alonso, ka qenë në kontakt me familjen e adoleshentit dhe menaxherin e skuderisë së tij Steven Hunter. Rreth 12 mijë donacione kanë formuar totalin prej 530 mijë paundësh, ku shumën më të madhe, 15 mijë, e ka dhuruar Button.

Më shumë nga Formula 1