Futboll

Bylis firmos me Mbella dhe Asani

 

Kur mbeten edhe vetëm pak ditë deri në startin e kampionatit, drejtuesit e skuadrës së Bylysit kanë menduar të zyrtarizojnë dy blerjet më të fundit. Vetëm pak orë më parë krerët e ekipit të rikthyer në Superligë kanë nënshkruar me mesfushorin nga Kameruni, me nënshtetësi franceze Emmanuel Mbella, si dhe me shqiptarin nga Maqedonia, Xheki Asani. Sipas zyrtarëve ballshiotë, të dy futbollistët tashmë kanë lidhur kontrata 3 vjeçare me skuadrën e Bylisit.

Faksimile e njoftimit të publikuar nga zyrtarë ballshiotë për afrimin e Xheki Asanit.

Faksimile e njoftimit të publikuar nga zyrtarë ballshiotë për afrimin e Xheki Asanit.

Ndërkohë që për Mbella nuk komentojnë më shumë se lajmin për nënshkrimin e kontratës, në lidhje me të riun Asani, zyrtarët e Bylisit preferojnë të shprehen me superlative. Sipas tyre, i riu 19 vjeçar Xheki Asani aktualisht konsidetohet si një nga lojtarët më premtues në shtetin fqinj. Zyrtarët ballshiotë, në njoftimin e tyre, bëjnë me dije se Asani ka luajtur me Gostivarin dhe Napredakun në sezonin e fundit.

Faksimile e njoftimit të publikuar nga vetë mesfushori Emmanuel Mbella pas nënshkrimit të kontratës me Bylisin.

Faksimile e njoftimit të publikuar nga vetë mesfushori Emmanuel Mbella pas nënshkrimit të kontratës me Bylisin.

“Ky është një fillim i ri. Sërish si profesionist. Jam i lumtur t’ju njoftoj mbi kontratën e lidhur me Bylisin, skuadër e Superligës së Shqipërisë. Dua të falenderoj menaxherin dhe mikun tim Blerim Sadikoski për ndihmën, si dhe presidentin për besimit tek unë. Ky është një fillim i ri. Rikthehem në nivelet e profesionalizmit. ZOTI kontrollon gjithçka, forcë dhe nder!”, është kjo deklarata e publikuar në rrejtin social “Facebook” nga futbollisti më i ri i skuadrës së Bylisit, Emmanuel Mbella.

[total-poll id=64336]

Më shumë nga Futboll