Kategoria Superiore

Bylis, firmos Peposhi, tratativa me Krasniqin

Merkato e Bylisit ka qenë e vakët, teksa lojtarët e afruar duket sikur nuk i përligjen objektivave sezonalë. Megjithatë, drejtuesit kanë nisur të bëjnë lëvizjet e para. Paraditen e sotme ka firmosur Ardit Peposhi, ndërsa vazhdojnë tratativat me shtatlartin Gëzim Krasniqi, i cili gjatë fazës së dytë të kampionatit ishte pjesë e Partizanit.

 

Goli i Ardit Peposhit që mbajti në Superiore Teutën

Kuksiani Ardit Peposhi, i cili u aktivizua me Teutën gjatë sezonit të shkuar, i cili është prodhim i akademisë së Tiranës, ka pranuar të veshë fanellën e Bylisit. Ai ka firmosur kontratë 2+1 me mallakastriotët, ndërsa është vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik. Mesfushori 22-vejçar do të futet sot në fushë gjatë ndeshjes miqësore me Apoloninë.

Gëzim Krasniqi gjatë nxehmjes me Partizanin

Gëzim Krasniqi gjatë nxehmjes me Partizanin

Ballshiotët kërkojnë të kenë disa alternativa në mbrojtje, ku krahas Basriut dhe Shoshit, ata duan lojtarë me eksperiencë për të përballuar me sukses kampionatin. Gjatë orëve të fundit lakohet se do firmosë Gëzim Krasniqi, ish-futbollisti i Besës, Flamurtarit dhe që e mbylli sezonin e fundit me Partizanin. Ai nuk gjeti hapësira në ekipin e kuq gjatë fazës së dytë të sezonit 2014-2015, ndërsa është konsideruar i larguar. Por, në tratativa me kavajasin është edhe Teuta, megjithatë, ai pritet të vendosë shumë shpejtë.

[total-poll id=52948]

Më shumë nga Kategoria Superiore