Kampionati Shqiptar

Bylis merr mbrojtësin e Prishtinës, Ahmet Haliti

Bylis bën goditjen e radhës në merkato. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agim Canaj po konturohet dita-ditës, pas një fillimi disi të avashtë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Kështu, mbrojtësi kosovar, Ahmet Haliti, i është bashkuar Bylisit.

Bylis bën goditjen e radhës në merkato. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agim Canaj po konturohet dita-ditës, pas një fillimi disi të avashtë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Kështu, mbrojtësi kosovar, Ahmet Haliti, i është bashkuar Bylisit. Ai do të luajë në Kategorinë Superiore, së bashku me mallakastriotët, duke pasur mundësinë të tregojë vlerat dhe të lançohet për më lart në karrierë.

Haliti 3

Ahmet Haliti gjatë një ndeshjeje me fanellën e Prishtinës

Futbollisti në fjalë e mbylli sezonin e shkuar në kampionatin kosovar, si pjesë e Prishtinës, ku bëri paraqitje shumë të mira. Kujtojmë se mbrojtësi kosovar rikjthehet të luajë në Shqipëri. Më parë, ai ka veshur fanellën e Besës së Kavajës.

Bylis

Ekipi i Bylisit gjatë një seance stërvitore, kësaj vere

Ndërkohë, ballshiotët po vazhdojnë fazën përgatitore në Pogradec. Në kuadër të përgatitjeve për startin e kampionatit, më 22 gusht, stafi teknik i Bylisit ka menduar të zhvillojë miqësore, si mënyra e duhur për të kolauduar grupin dhe sinkronizuar repartet për ndeshjen e parë të kampionatit, kundër Kukësit.

[total-poll id=66339]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar