Kupa e Shqipërisë

Bylis nuk pajtohet me KDS, apelon vendimin për ndeshjen me Luftëtarin

Bylis nuk pajtohet me KDS, apelon vendimin për ndeshjen me Luftëtarin

Në Ballsh nuk e pranojnë humbjen 3-0 në tavolinë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, që Bylisi do të luante në transfertë ndaj Luftëtarit. Ekipi mallakastriot shkoi rreth 50 minuta më vonë se orari zyrtar, për nisjen e ndeshjes në mesjavën e kaluar.

Shkak i kësaj paraqitje me vonesë, sipas drejtuesve të klubit që luan në Kategorinë e Parë, ishte defekti në mjetin që udhëtonin lojtarët dhe stafi teknik i ekipit. Por kjo arsye nuk u morë parasysh.

Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi pak ditë më parë që ndeshja midis Luftëtarit dhe Bylisit të vendosej në tavolinë me rezultatin 3-0 në favor të Gjirokastritëve, që kështu morën një dhuratë të artë duke u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Por Bylisi, nisur dhe nga fakti që ndeshjen e parë në shtëpi e fitoi me rezultatin 2-1 ndaj gjirokastritëve, ka vendosur që të ankimojë vendimin e Komisionit të Disiplinës. Sipas një njoftimi zyrtar të klubit mallakastriot bëhet me dije se:

“Klubi ka bërë gati dosjen ashtu si e kemi bërë të ditur në media por edhe në faqen tonë për të apeluar vendimin e Komisionit të Disiplinës. Nuk mund të pranojmë një rezultat që se ka “dhuruar” fusha e lojës. Humbja 3-0 me Luftëtarin do apelohet”-thuhet në njoftimin e klubit të Bylisit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kupa e Shqipërisë