Kampionati Shqiptar

Bylis rikthen Frashërin dhe Izuçukun, vjen argjentinasi Varea

Bylis e ka nisur me humbje vitin 2016, konkretisht në fushën e Kukësit, ku ka pësuar tre gola dhe nuk ka shënuar dot asnjë të tillë, në javën e 19-të të Superiores.

Bylis e ka nisur me humbje vitin 2016, konkretisht në fushën e Kukësit, ku ka pësuar tre gola dhe nuk ka shënuar dot asnjë të tillë, në javën e 19-të të Superiores. Pra, vijon të mbetet në zonën e rrezikshme të mbijetesës, së bashku me Tërbunin, si dy “favoritët” kryesorë për t’u kthyer andej nga kanë ardhur. Megjithatë, angazhimi i presidencës së skuadrës ballshiote ka qenë maksimal në merkaton e janarit.

Izucuku

Sulmuesi nigerian, Izuçuku, duke firmosur për Bylisin

Përveç gjetjes së një trajneri, Adnan Zildzovic, që debutoi në “Zeqir Ymeri” si kryepankina e Bylisit, janë bërë edhe disa afrime lojtarësh, në role të ndryshme. Më të fundit janë: portieri Stivi Frashëri dhe sulmuesi Solomonson Izuçuku. Të dy këta futbollistë janë njohje të vjetra të ballshiotëve, sepse kanë luajtur edhe më parë në “Adush Muça”. Frashëri arriti në ekipin kombëtar Shpresa duke mbrojtur portën e Bylisit, ndërsa sulmuesi Izuçuku spikati me golat e tij.

Bylis

Skuadra e Bylisit lufton për mbijetesë në Superiore

Njëkohësisht, burime pranë klubit ballshiot bëjnë me dije se ka mbërritur tashmë edhe një sulmues argjentinas, i cili është federuar në FSHF. Fjala është për Juan Manuel Varea, 30-vjeç, i cili më parë ka luajtur në Bosnjë Hercegovinë, me Shiroki Brijeg dhe Zlejeznicar Sarajevo, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Cherno More, në Bullgari.

 

[interaction id=”56965e5e8089e8dd05c88f99″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar