Kupa e Shqipërisë

Bylisi paraqitet me vonesë, nuk luhet sfida e Kupës në Gjirokastër

Ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë kanë treguar mungesë serioziteti te disa skuadra. Kështu, Bylis është nisur, por ka mbërritur vonë në Gjirokastër, për të luajtur ndaj Luftëtarit vendës. Bluzinjtë dhe gjyqtari kanë pritur 45 minuta, sipas rregullores, por ballshiotët nuk janë dukur gjëkundi. Më pas, Bylisi ka mbërritur në qytetin e gurtë pas 55 minutash nga koha e parashikuar e ndeshjes, por duke mos luajtur, sepse gjithçka ishte pezulluar tashmë. Në këtë mënyrë pritet t’i jepet fitorja në tavolinë, 3-0, skuadrës së drejtuar nga Hasan Lika, që kualifikohet për më tej në Kupën e Shqipërisë. Mësohet se mallakastriotët kanë pasur një defekt në autobusin e tyre gjatë rrugës për në Gjirokastër, ndaj kjo ka sjellë edhe vonesën.  Sidoqoftë, energjitë e tyre janë përqendruar në kampionat, ku synojnë rikthimin në Superiore.

 

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë