• Bylisi përmbys Dinamon dhe i afrohet kreut

    Publikuar: 16 Dec 3:29

    Bylis-Dinamo 2-1
    Golat: Meto 54′, Kolgega 90′ / Arifaj 23’

    …………………………………………………………………………………………………………….

    Kategoria e Parë ngriti siparin e javës së 13-të, me ndeshjen e luajtur në “Adush Muça”, mes Bylisit dhe Dinamos. Mallakastriotët janë gjendur në befasi, kur Arifaj do të shënonte në portën e tyre, në minutën e 23-të. Pjesa e parë është mbyllur me këtë epërsi të bluve kryeqytetas, ndërsa fraksioni i dytë ka sjellë përmbysjen e madhe të Bylisit. Në minutën e 54-t ka barazuar Meto, ndërsa Kolgega ka lumturuar tifozët ballshiotë në fundin e kohës së rregullt, kur ka realizuar golin e një trepikëshi shumë të çmuar. Me një ndeshje më tepër se të tjerët, skuadra e Memushajt e sheh veten në vendin e dytë të Grupit B, me 25 pikë, tre të tilla më pak se Lushnja kryesuese. Më poshtë, ja kalendari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave, për të dyja grupet, që do të luhen nesër:

    …………………………………………………………………………………………………………….

    Kategoria e Parë, java e 13-të
    17.12.2016
    Grupi A
    ERZENI-KAMZA
    TËRBUNI-BURRELI
    BESA-SHËNKOLLI
    MAMURRASI-BESËLIDHJA
    KASTRIOTI-ILIRIA

    …………………………………………………………………………………………………………….

    Grupi B
    LUSHNJA-ELBASANI
    APOLONIA-TOMORI
    SOPOTI-TURBINA
    POGRADECI-SHKUMBINI

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera