Connect with us

FSHF

Bythën e bëni dorë, Erion Braçe shpërthen ndaj Dukës dhe Gjicit

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka lëshuar akuzat e radhës të ashpra ndaj atij që e aun “Sistemi”, duke nënkuptuar Armand Dukën dhe FSHF-në. Gjithçka ka qenë e brendshme për politikanin e majtë, pas asaj që i ndodhi Partizanit në Vlorë, ku iu mohua një penallti e qartë fare. Në rrjetet sociale, Braçe e ka shoqëruar me fotot përkatëse ilustruese që që po ndodh në futbollin tonë, ku gjyqtarët janë bërë protagonistë me gabimet e tyre. Në javën e 34-t, në katër prej 5 ndeshjeve, “bluzat e zeza” kanë gabuar rëndë, duke ndikuar në rezultat:


“Urdhëroni;
KY ËSHTË KRIMI I SOTËM I SISTEMIT KRIMINAL QË KONTROLLON FUTBOLLIN NË SHQIPËRI!
Të dyja ndeshjet e një gare, Kukësi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosën nga gjyqtarët e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Shihini fotot;
Në të parën është penalltia dhënë Kukësit sot, topi as që prek duar, por bythën e lojtarit të Korabit;
Ky është një zhvillim krijues i çdo rregulloreje të futbollit!
Në të dytën e të tretën është penalltia që iu mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me këmbë dhe nuk i jepet penallti!

Tani krahasojini këto penallti;
Atë që i është dhënë Kukësit dhe atë që i është mohuar Partizanit.
Ja bëjnë muuuuuuu!
Këto nuk janë kurrë gabime njerëzore!
KY ËSHTË URDHËR!
Urdhër për të gjykuar dhe vendosur kështu!
Urdhër për të ndëshkuar Partizanin!
Pas “kërcënimit” të “Të Madhit” ndaj gjyqtarëve, i vetmi që e jep këtë urdhër është ai “I Madhi” i Federatës!
Ka vrarë përfundimisht garën në tri javët e fundit, në një krim të përsëritur ndaj futbollit shqiptar, në mënyrën më të hapur të mundshme, të qëllimtë dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbësit!
Si çdo vit në shtatë vitet e fundit! Tani është luftë ndaj luftë do të ketë! E kërkoi vetë dhe do ta marrë!
Duhet shembur sistemi i Federatës dhe kjo do të ndodhë, njëherë e përgjithmonë e pa kthim.
Më mirë të mos luhet futboll se sa me futbollin të mashtrohet një komb i tërë, të bëhet krim duke vrarë pasionin e çdo futbollisti sot dhe ëndrrat e çdo fëmije nesër!”

Në faqen e tij në Twitter, ku ka hedhur këtë status, deputeti i Partisë Socialiste “thumbohet” përmes Safet Gjicit, si përfituesi kryesor i sistemit, por që forca politike e tij e ka kandidat për deputet… Braçe ashpërsohet edhe më tej në reagimin përkatës: “Ore b…, po c’më kujtoni se s’po e marr vesh? Po ku hyn partia këtu? Po të gjithë, përfshi edhe Gjicin janë pjesë e kësaj gare të paracaktuar!! Madje, ky është përfitues. Por kjo lodër ka shtatë vjet që luhet dhe e luan Armando Duka, qartësisht. Si nuk e kuptoni që veç ky e jo ndonjë president i veçantë e kontrollon këtë, vendos për çdo gjë. Po vjet, t’ju pyes, Gjici apo Duka e bëri lojën?”

Më shumë nga FSHF