Connect with us

La Liga

Cafu zbulon lojtarin, që do të lërë në hije CR7 dhe Messi

Cristiano Ronaldo fitoi garën me Messi-n për titullin e Lojtarit të Vitit të FIFA-s, dhe atë për Topin e Artë. Por gjatë ceremonisë të zhvilluar në Zyrih, Cafu, dy herë fituesi i Kupës së Botës, ka thënë se Neymar ka arritur që tani nivelin e portugezit dhe argjentinasit dhe se braziliani do t’i kalojë ata shumë shpejt: “Neymar nuk është shumë larg tyre”, ka thënë Cafu.

“Jam i sigurt se në pak vite ai do të jetë më i miri në botë”. Gjithashtu, Cafu ka dhënë mendimin e tij në lidhje me debatin Ronaldo-Messi, që mbetet i ashpër: “Është një rivalitet disavjeçar. Cristiano dhe Leo janë dy më të mirët në botë. Edhe këtë vit do të jetë një sfidë mes tyre”.

 
[interaction id=”586033ba4f601b0929222cfd”]

Më shumë nga La Liga