Futboll

Calderon zbulon prapaskenën: “Ja si e solla Ronaldon te Real 8 vite më parë! Ai ka në zemër Man. United”

Cristiano Ronaldo kërkon një rikthim historik e të jashtëzakonshëm te Manchester United. Ish-trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson mund të jetë çelësi i këtij transaksioni mbreslënës. Madje edhe ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon pranon se CR7 ka United-in në zemrën e tij. Ronaldo shtangu të gjithë botën e futbollit kur një ditë më parë, u citua nga mediat portugeze, të ketë thënë se ishte i vendosur të largohet nga Real Madrid. Dhe Calderon, i cili bleu Ronaldon në vitin 2009, për transferimin më të shtrenjtë në histori në atë periudhë, për vlerën e £80milionë, është i bindur se ylli portugez është ende në dashuri me “Djajtë e Kuq”.

Rezultate imazhesh për ramon calderon ronaldo

Në një intervistë ekluzive dhënë për “SunSport”, Calderon zbuloi: “Më kujtohet kur nënshkrova me Cristianon, ai më telefonoi mua dhe më tha se te Manchester United të gjithë ishin shumë të lumtur dhe të sjellshëm me atë. Sir Alex Ferguson ishte si një baba dhe se ai dashuronte tifozët. Klubi ka qenë shumë i rëndësishëm në karrierën e tij. Manchester United është një klub që ai e ka në zemër”. Ronaldo dhe Ferguson mbeten miq shumë të ngushtë dhe u ritakuan këtë fillim muaji në finalen e Champions League në Cardiff, kur në përfundim të ndeshjes, ish-trajneri i akordoi çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.

Sir Alex Ferguson holds the key to Cristiano Ronaldo’s Manchester United return

Ronaldo dëshiron të largohet nga Madrid, i bindur që klubi dështoi në mbështetjen ndaj tij në lidhje me çështjet dhe akuzat për evazion fiskal për shumëne £13 milionë. Thuhet dhe pretendohet se vendimi i tij për tu larguar nga Bernabeu pas tetë vitesh është i parevokueshëm. “Kisha të njëjtën situatë me Manchester United kur ai vendosi të largohej dhe unë nënshkrova me atë. Ai thotë se dëshiron të largohet dhe aq, si president nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse ta lësh të ikë dhe të mundohesh të marrësh ofertën më të mirë të mundshme. Jam i sigurtë që Cristiano nuk do të largohet nga Europa. Nuk mendoj se do të shkojë të luajë në Kinë apo në lindjen e mesme. Ai është në formë perfekte dhe po luan shumë mirë. Ronaldo do të kushtojë më shumë se Paul Pogba, sepse është futbollist më i mirë. Çdo kush që e dëshiron atë, duhet të jetë i përgatitur të paguajë shumë para”, vijoi Calderon.

Rezultate imazhesh për mourinho de gea

Ronaldo nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare në Nëntor, me vlerë prej £365,000 në javë, por United mund ta barazojë atë shumë. Kuptohet që ka një klauzolë prej £870 milionë në kontratën e tij, por realisht Real do të dëshirojë të arkëtojë £150 milionë. United nga ana tjetër nuk do të dëshirojë të paguajë aq për 32-vjeçarin, por portieri David De Gea, mund të përdoret për të realizuar këtë transaksion me më pak shpenzime. Trajneri Jose Mourinho do të ketë fjalën përfundimtare, me të cilin Ronaldo nisi të krisej në marrëdhënien e tij, para se “special onë” të largohej nga Real Madrid. Gjithsesi, drejtori i klubit, Sir Alex Ferguson mund të zbusë rrugëtimin e Ronaldos drejt Old Trafford. Ish-trajneri deklaroi pas largimit të Ronaldos drejt Real Madrid, se ishte i bindur që një ditë ylli i futbollit botëror do të rikthehej në klubin e “Djajve të Kuq”

Më shumë nga Futboll