Kombëtarja

Cana: E vështirë, por duhet të shkruajmë historinë

Lorik Cana e vlerëson si shtëpinë e tij të dytë Francën, ndërsa e sheh sfidën ndaj tyre të nivelit të vështirë. Në deklaratën e tij thotë që e njeh futbollin francez, ndërsa uron që Shqipëria të marrë fitoren e parë kundër “gjelave”.

“Për çdo përballje me Francën do të jetë e veçantë dhe kjo nuk është e vështirë për t’u kutpuar. Kam luajtur me dy klubet më të mëdha të Francës, PSG dhe Marseille dhe Francën e kam shtëpinë time të dytë. Uroj që të marrim fitoren e parë ndaj këtij kundërshtari, por e dimë që nuk do ta kemi aspak të lehtë”.

Lorik Cana kur ishte kapiten i Marseille në Francë

I pyetur për vendimin e shtyrë të Lozanës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kapiteni i kuqezinjve thotë se ato tri pikë nuk po llogariten. Ai thotë se vendimi nuk është në dorë të Shqipërisë, kështu që duhet marrë çdo ndeshje me qetësi që të ecet përpara.

“Nuk kemi biseduar gjatë grumbullimit për vendimin e Lozanës. Ne nuk po i llogarisim fare ato tri pikë. Çfarë kemi pasur në dorë për ta bërë tashmë e kemi bërë. Vendimi nuk është më dorën tonë.”

[total-poll id=37371]

Më shumë nga Kombëtarja