Futboll

Cana: Gruas i thashë se s’do e zgjasnim, doja nuse shqiptare

Cana: Gruas i thashë se s’do e zgjasnim, doja nuse shqiptare

Gjatë historikut të tij si kapiten i kombëtares shqiptare, të gjithë kemi menduar se Lorik Cana do të martohej me një bukuroshe shqiptare. Ai shpesh ka pasur lidhje të tilla dhe, meqë e kemi quajtur vazhdimisht atdhetar në fushën e sportit dhe jo vetëm, ky ishte rezultati i pritshëm.

Megjithatë, me të ka ndodhur krejt ndryshe. Edhe pse ka deklaruar në intervista të ndryshme se gruaja e tij do të ishte shqiptare, ish-qendërmbrojtësi ka përfunduar me një italiane, e cila quhet Monica.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Cana ka zbuluar se në fillim nuk ka pasur në plan ta zgjaste shumë me të, duke menduar se do të martohej me një bashkëpatriote.

“Ne kemi bashkëjetuar disa vite. Kur e kam njohurm i kam thënë ne nuk do ta zgjasnim shumë, sepse do të martohesha me shqiptare”, – tha së fundmi ish-kapiteni i kuqezinjve. Dalëngadalë mendimi i tij ka ndryshuar, sepse Monica i ka fituar zemrën dhe në fund ai i ka propozuar për martesë.

Cana aktualisht ka një djalë me emrin Bojken, të cilin e mori në krah gjatë lamtumirës së tij në “Loro Boriçi”, para ndeshjes Shqipëri-Itali.

Më shumë nga Futboll