Seria A

Candreva kushton më shumë se Milan-i që mundi Genoa-n

Ajo e marrë të shtunën në mbrëmjes kundër Genoa-s në “San Siro”, ka qenë një fitore “loë cost” për Milan-in. Kanë qenë tri pikë thelbësore për Europën, që janë arritur nga një grup lojtarët me një vlerë të përgjithshme prej 22 milionë euro. Në fakt, tre nga protagonistët e atij takimi janë produkt i ekipeve të moshave të kuqezinjve, si Donnarumma, De Scigli dhe Locatelli (i futur në lojë pas dëmtimit të Bertolacci-t). Atyre i shtohet Vangioni, i marrë me kosto zero verën e kaluar. Mbrojtja është kompletuar nga Paletta (i paguar 2 milionë e gjysmë) dhe Zapata (6). Ndërsa, në krah të Locatelli-t është aktivizuar autori i golit të fitores Mati Fernandez (i huazuar për 500 mijë euro) dhe Kucka (3 milionë).

https://www.youtube.com/watch?v=n-8hZ46kZpU

Në fund, për sa i takon sulmit, në krah të lojtarit më të shtrenjtë që ka zbritur të shtunën në fushë, Lapadula (9 milionë), janë aktivizuar Deulofeu dhe Ocamps, për huazimet e të cilëve Milan ka shpenzuar 1 milionë e 350 mijë euro. Për një total prej 22 milionë eurosh e gjysmë, një shifër kjo, sicc ka theksuar “Tuttosport”, më e ulët se ajo që ka shpenzuar Inter për të siguruar Antonio Candreava-n, i blerë verën e kaluar nga Lazio.

Më shumë nga Seria A