Seria A

Candreva zbulon sekretin e suksesit të Inter

Antonio Candreva shpjegon se puna dhe përulësia si dhe Luciano Spalletti janë sekretet e suksesit të Inter këtë sezon.

Zikaltrit janë në krye të Serie A dhe akoma të pamposhtur këtë sezon, dhe do të shkojnë në Torino për t’u përballur me Juve-n të shtunën.

“Sekreti i këtij Inter-i është puna dhe përulësia,” shprehet Candreva për Premium Sport.

“Jemi të gjithë titullarë, jemi një grup i madh. Gjithashtu trajneri Spalletti është një sekret i madh.

“Menjëherë donim të linim pas nesh atë që ndodhi vitin e kaluar, ishte një sezon i vështirë dhe këtë sezon e kemi filluar me mentalitet tjetër.”

Candreva gjithashtu është pyetur për ndeshjen e së shtunës, e cila në rast fitoreje do të shkëputej me tre pikë të tjera nga Juve.

“Kemi hyrë në javën më të bukur të sezonit, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të fokusuar.

“Do të jetë një ndeshje fizike, të gjithë komponentët janë aty për një ndeshje të madhe të shtunën.

“E dimë rrugën tonë dhe duam të jemi në krye në fund të sezonit.

“Scudetto? Duhet ta marrim hap pas hapi, i dimë kualitetet tona dhe faktin që kemi një grup të madh.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A