Boks

Canelo Alvarez ndryshon kategori, sfidë për titullin e peshës super të mesme ndaj Fielding

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, i shpallur 3 javë më parë kampion bote në peshën e mesme, ka vendosur të ngjitet një kategori më lart dhe të duwbcelojë për titullin kampion bote të peshës super të mesme ndaj kampionit të këtij Divizioni, Rocky Fielding. Kjo përballje do të zhvillohet më 15 dhjetor në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut. Canelo ka marrë leje nga WBC që të ngjitet një Divizion më lart dhe të duelojë ndaj britanikut Fielding.

Canelo Alvarez, 18 vjeç, në karrierën e tij numëron 50 fitore, 1 humbje e 2 barazime. Më 15 shtator ai mori titujt kampionë bote të peshës së mesme pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj kazakut Gennady Golovkin, ndaj të cilit u përfol se do të zhvillojë edhe duelin e tretë. por duket se meksikani ka të tjera plane, ndaj ka vendosur të ngjitet në peshë dhe të kërkojë titullin kampion në një Divizion tjetër, duke shtyrë triologjinë me “Triple G” vitin e ardhshëm.

Ndërsa britaniku Rocky Fielding, 31 vjeç, numëron 27 fitore e 1 humbje në karrierën e tij, ka fituar titullin kampion të peshës super të mesme në kolrrik të këtij viti (mundi me KO teknik gjermanin Tyron Zeuge) dhe e mbron për herë të parë atë ndaj meksikanit Alvarez. Nuk dihet nëse meksikani do të rikthehet në peshën e mesme apo jo pas këtij dueli dhe nëse do t’i mbrojë titujt kampionë që ka fituar një muaj më parë.

Më shumë nga Boks