Boks

Canelo Alvarez pezullohet për 6 muaj

Canelo Alvarez nuk do të ndeshet muajin e ardhshëm me Gennady Golovkin, por gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq për yllin e boksit.

Komisioni i Atletikës në Nevada ka pezulluar për 6 muaj Alvarez gjatë së mërkurës në Las Vegas pasi ka dalë pozitiv me një substancë të quajtur clenbuterol e cila nuk lejohet dhe hyn te familja e steroideve.

Përveç dënimit, Alvarez duhet të kalojë një tjetër test anti-droge në prag të ndeshjes së radhës në Nevada. Ai nuk ka marrë asnjë gjobë financiare, pasi ai nuk është ndeshur.

Me Alvarez që është jashtë ndeshjes, Golovkin do të ndeshet me Vanes Martiosyan më 5 maj në StubHub Center të Carson të Kalifornisë.

Alvarez ka mohuar se e ka marrë substancën me vetëdije. Ai dhe ekipi i tij kanë fajësuar mishin meksikan për substancën e palejueshme.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks