Futboll

Çani, a e di se numri 9 është “i mallkuar” te Partizani?

Çani, a e di se numri 9 është “i mallkuar” te Partizani?

Edgar Çani deri tani është goditja më e madhe në merkaton e verës për kampionatin shqiptar. Sulmuesi i ri i Partizanit spekulohet se do të paguhet 20 mijë euro në muaj në kryeqytet dhe ka marrë përsipër të bëhet ylli i skuadrës së kuqe.

Megjithatë, ai ndoshta nuk di diçka. Nënta është një numër tersi te Partizani. 28-vjeçari ka me të vërtet një barrë të rëndë mbi shpatulla. Ai ka qenë sulmues i kombëtares, por në karrierën e vet nuk ka shënuar në asnjë sezon shumë gola. Polonia ishte kulmi i tij si profesionist, me 11 gola në sezonin 2011/2012, por nga Polonia e Varshavës largimi ishte traumatik.

PREZANTIMI EDGAR ÇANIT #MirësevjenNëFamiljenEKuqeEdgar #PërjetMeTyPartizan

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani) on

Vetëm 45 minuta në Serinë A, shtatë sezone e gjysmë në Serinë B, me 30 gola në 189 ndeshje. Shifra “monstruoze”? Aspak! Prej Çanit pritet titulli dhe të paktën 15-20 gola.

Mallkimi i numrit 9 te Partizani i Gaz Demit është fakt. Fanellën me këtë numër e kanë veshur lojtarë si Patrik Bordon, Almir Pliska, Liridon Osmanaj, Sebino Plaku, Astrit Fazliu, Ben Azubel e Mathew Boniface! A ka shënuar ndonjëri 15 gola? Jo, kurrë në botë!

Më shumë nga Futboll