Premier League

Capello: Conte s’e ka kuptuar me kë ka të bëjë

Fabio Capello, trajneri i Jiangsu Suning, ka komentuar sherrin verbal që po zhvillohet mes Jose Mourinho dhe Antonio Conte në Premier League.

“Conte nuk e ka kuptuar me kë ka të bëjë. Është fanella e Chelsea-it ajo që trazon trajnerët. Conte po bën atë që bënte Mourinho. Nuk mendoja se do të arrinte deri këtu”, ka thënë Capello.

“Mourinho është shumë i aftë në situata të tilla. Kërkon të heqë vëmendjen nga skuadra. Është e rëndësishme të dish fjalët e duhura në anglish”.

Më shumë nga Premier League