Seria A

Capello: Ja çfarë do ta vendosë derbin, Icardi…

Fabio Capello ka krahasuar Mauro Icardi-n me Gabriel Batistuta-n dhe parashikon se vendosmëria dhe motivacioni do të jenë vendimtarë për derbin Inter-Milan.

Ndeshja e madhe e së dielës do të jetë një sfidë mes mbrojtjes së tretë më të mirë ndaj sulmit të tretë më të mirë.

“Duke parë këto statistika të shkon mendja se ndeshja mund të dalë barazim,” shprehet Capello për Il Giorno.

“Kuqezinjtë kishin disa vështirësi në prapavijë dhe Inter është shumë i rrezikshëm në sulm. Milan duhet të tregohet shumë i kujdesshëm.

“Asnjëherë nuk mund të bësh parashikime në derbi, pasi ndeshja është ndryshe nga të tjerat dhe ka një atmosferë të veçantë. Statistikat nuk janë të rëndësishme, vendosmëria dhe motivimi po.”

Por cilin do të preferonte për të punuar Capello, Higuain apo Icardi?

“E njoh shumë mirë Gonzalo-n që nga kohët e Real Madrid. Ai atëherë kishte nevojë të rritej, por duket që ka punuar shumë dhe është kthyer në një nga më të mirët.

“Icardi më kujton Batistuta-n, ai nuk merr shumë pjesë në ndërtimin e aksioneve, por është një vrasës brenda zonës.”

Më shumë nga Seria A