Connect with us

Champions League

Capello zgjidh enigmën e shpërfytyrimit të Juves: “Njëlloj si Napoli ndaj Real Madrid…”

Nga analiza e Champions League, te ajo e Serie A, duke kluar përmes një thellimi të finales së Champions League në Cardiff, të fituar nga Real Madrid, kundër Juventus, dy skuadra që i njeh mirë pasi i ka drejtuar në të kaluarën. Në një intervistë të dhënë për spanjollen “AS”m trajneri italian mundohet të analizojë dhe argumentojë rënien e Juves në atë mbrëmje të finales në Cardiff.

Rezultate imazhesh për juventus real madrid 4-1 2017

“Rënia e Juventusit është e ngjashme me atë të Napolit në San Paolo, kur pas një pjese të parë madhështore, u rrëzua përballë Real Madrid në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales së Champions League. Në Seria A nuk ka asnjë skuadër që mund të përballet dhe të garojë për 90 minuta kundër intensitetit të Real Madrid, që fizikisht është një skuadër shumë e fortë. Në Itali, këtë vit Juventus, Napoli dhe Roma kanë luajtur vetëm një pjesë. Në mënyrë evidente, Seria A nuk të përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për Champions League”, analizoi trajneri veteran italian.

Rezultate imazhesh për juventus real madrid 4-1 2017

“Në të kaluarën, kampionati italian ka qenë numri 1 një botë. Skuadrat tona nuk ishin aspak inferior ndaj atyre spanjolle apo angleze. Tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar shumë në vitet e fundit. Përtej Higuain dhe Dybala, problemi i Juventusit ishte një tjetër. Zidane ka krijuar një vendosje në të cilën, në momente të caktuara Real mbronte me tetë futbollistë. Në nivel taktik, për Juven do të kishte qenë më mirë nëse do të luante Bale si titullar. Casemiro ishte vendimtar. Dhe të mendosh që Benitez u kritikua që besoi tek ai. Me kalimin e kohës, braziliani ka dëshmuar se ësht ënjë futbollist kyç në një skuadër të mbushur me yje. Mbështes zgjedhjen për ta vendosur të luaj qendërsulmues, duket që është rehat aty dhe rezultatet flasin qartë. Pa asnjë dyshim, do të fitojë ‘Topin e Artë’”, deklaroi Fabio Capello.

Rezultate imazhesh për juventus real madrid 4-1 2017

Më shumë nga Champions League