Futboll

Carlo Ancelotti: E ardhmja e Renato Sanches nuk vihet në diskutim

Zbulimi i sezonit të kaluar me Benfica-n dhe autor i një Euro 2016-të shumë të mirë, Renato Sanches iu bashkua Bayern Munich-ut verën e kaluar për 35 milionë euro pa bonus. Hyri në minutën 79 përballë Arsenal-it gjatë ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampioneve, ndërkombëtari portugez nuk ia ka dalë ende të imponohet në Gjermani. Megjithatë Carlo Ancelotti, ka siguruar se qëndrimi i ish-mesfushorit të Benfica-s në Bavari nuk është aspak në diskutim.

“Renato Sanchez do të qëndrojë tek Bayern Munich sezonin që vjen, është e sigurt 100%. Ne nuk mendojmë aspak për shitjen e tij”, deklaroi Carlo Ancelotti për “Sport Bild”. Kujtojmë se “Golden Boy” është nën kontratë me kampionët e Gjermanisë deri më 2021-in. Renato Sanchez është shfaqur 19 herë në fushë me fanellën e Bayern Munich që nga fillimi i sezonit, por si titullar ai numëron vetëm shtatë prezenca. Deri në këtë pikë të sezonit-it Sanches nuk ka shënuar ende asnjë gol. Kjo ecuri e tij edhe për shkak të konkurencës së madhe që ekziston për rolin që ka në fushë.

Më shumë nga Futboll