Tenis

Caroline Garcia fiton turneun e Pekinit, mund në finale numrin 1 në botë

24 orë pasi është bërë numri 1 në botë për femra, tenistja rumune Simona Halep ka luajtur në finalen e turneut të Pekinit, ku është mundur 2-0 (6-4, 7-6) nga rivalja franceze Caroline Garcia. Halep, pasi siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut kinez, siguroi matematikisht edhe kreun e renditjes. Por në sfidën e parë si kryesuese, ajo është mundur nga Garcia, që falë këtij triumfi ka hyrë në “top 10” tenistet më të mira në botë.

Garcia, 23 vjeçe edhe pse kishte një dhimbje në kofshë, bëri një ndeshje të mirë, në një turne aku ajo eliminoi teniste me më shumë përvojë, si Kerber, Cibuloka, Svitolina dhe në finale Halep. Ajo bëhet tenistja e parë franceze, pas Marion Bartoli, në vitin 2013, që hyn në “top-10” tenistet më të mira.

Tenistja franceze Caroline Garcia

Më shumë nga Tenis