• Carvajal, tjetër rinovim me Real Madridin

    Publikuar: 11 Jan 9:48

    Real Madrid dhe Dani Carvajal janë në pjesën përfundimtare të negociatave, që anësori “madridista” të rinovojë kontratën me klubin e jetës së tij. Në fakt, kontrata aktuale dypalëshe mbaron në vitin 2020 dhe është sigluar në korrik 2015. 18 muaj më vonë po punohet për një mburojë të re të ndërkombëtarit, i cili, gjithashtu, po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij.

    Vitin e kaluar nuk e ka filluar si i tillë, pas nënshkrimit të Danilo dhe një serie lëndimesh, që e penguin, por përfundoi si iniciativë në ndeshje të mëdha: rikthimi ndaj Wolfsburg (nuk ishte në humbjen 2-0, në ndeshjen e parë), si dhe në “San Siro”. Carvajal ka lënë prapa vitin e parregullt të aktivizimit, kur u bë kampion i Europës, por një dëmtim në finale e Champions-it e la atë jashtë Kampionatit Europian, për të cilin kishte luftuar. Deri më tani sigurisht që është i padiskutueshëm në “Bernabeu” dhe në kombëtare.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking