Futboll

CAS vulos përjashtimin e Skënderbeut nga Europa

Nuk ka dritë në fund të tunelit europian për Skënderbeut! Ekipi korçar është përjashtuar për 10 vjet nga të gjitha aktivitetet europiane. CAS ka marrë sot vendimin mbi apelimin e Skënderbeut ndaj sanksionit të marrë më parë nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s, duke lënë në fuqi masën pezulluese për plot një dekadë. Gjithsesi në përfundim të shkresës që njofton vendimin e CAS, është lënë prap hapësirë për të shpresuar: “Procedura e arbitrazhit vijon, por ende nuk është përcaktuar një datë për seancën dëgjimore”.

Jo vetëm përjashtim nga aktivitetet europiane, por edhe gjobë për kampionët e Shqipërisë, të cilët veç mungesës së të ardhurave duhet të paguajë edhe faturën prej 1 milionë euro. Në këto kushte është Kukësi ai që shkon i qetë në Champions League, duke u çelur kështu automatikisht edhe një vend për Partizanin që do të garojë në Europa League.

Më shumë nga Futboll