RUSI 2018

Casillas ngushëllon Buffon, Ballack feston dhe tallet me Italinë

“Nuk më pëlqen të të shoh në këtë gjendje. Dua të të shoh ashtu siç ke qenë gjithmonë: një Legjendë! Jam krenar që të kam njohur dhe që jam ndeshur disa herë me ty. Do të kemi fatin të shohim akoma në fushë mik!”. Ky ka qenë mesazhi në twitter i Iker Casillas, një lojtar që ka fituar gjithçka me Spanjën dhe Real Madrid, për Gianluigi Buffon, pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës.


Nga një kampion që ka fituar gjithçka te një “kampion” që nuk ka fituar asgjë me kombëtaren e tij. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin gjerman Michael Ballack, i cili, pas eliminimit të “axurrëve”, ka shkruar në twitter: “Kampion të botës në 2018?”, duke folur për një triumf të mundshëm të Gjermanisë. “Jogi (Joachim Low, trajneri i Gjermanisë) është me fat” dhe “Lutuni për Italinë”. Duket se makthi i Italisë, skuadra që fitoi Botërorin 2006 në Berlin pasi eliminoi Ballack me shokë në gjysmëfinale, vazhdon ta përndjekë ish-mesfushorin.

Më shumë nga RUSI 2018