Merkato

Cassano konsideron një rikthimin romantik në Serie A

Antonio Cassano raportohet se po konsideron një tjetër rikthim, me sulmuesin që është në bisedime me Parma-n.

Ish-lojtari i përfaqësueses do të mbushë 36 vjeç ditën e enjte, dhe nuk ka luajtur asnjë minutë kompetitive në dy sezonet e fundit.

Ai u la jashtë Sampdoria-s në sezonin 2016/17 , përpara se të firmoste me Verona-n verën e kaluar.

Gjithsesi, FantAntonio zgjati vetëm tetë ditë me Butei përpara se të largohej nga klubi, dhe u mor me mend se ai u largua përfundimisht nga futbolli.

Por tani Sky raporton se Cassano ka nisur bisedimet me Parma për një tjetër rikthim.

Veterani ka qenë pjesë e ekipit dhe u largua në sezonin 2014/15 pasi klubi falimentoi kështu që ky mund të jetë një rikthim romantik.

Më shumë nga Merkato