Connect with us

Champions League

Cassano “tradhton” Realin: “Bëj tifo për Juven dhe Buffon”

I ftuar special në “Tiki Taka Neës”, Antonio Cassano, sulmues aktualisht pa skuadër, por besimplotë për të ardhmen e tij në fushën e gjelbërt dhe në kërkim të një ekipi për sezonin e ardhshëm, në lidhje me mikun e tij, legjendën e Romës, Francesco Totti deklaroi: “Unë do t’i këshilloja që të vazhdonte. Askush të mos guxojë t’i thotë se çfarë të bëjë. Dikush aty pranë Pallotta’s nuk e do, është dikush që po luan fijet dhe telat. Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën bashkë me atë, por nuk e di se ku. Bashkë me atë jam zbavitur, jam i bindur që në këtë Seria A, nëse është mirë fizikisht, mund të bëjë akoma dhe shumë gola”.

 

“Do të isha i lumtur nëse Juventus fiton, mbi të gjitha për Buffon, që prej kohësh e kërkon trofeun e Champions League. Ai meriton edhe trofeun individual të “Këpucës së Artë”, por për sa kohë është Messi, e shoh të vështirë. I bëj komplimentet e mia Juventusit dhe Allegrit, kanë bërë diçka të jashtëzakonshme”, deklaroi Cassano në lidhje me finalen e Champions League që do të diskutohet në Cardiff, mes Juventus dhe ish-ekipit të tij, Real Madrid.

Rezultate imazhesh për cassano buffon juventus

Në lidhje me ish-skuadrat e tij Milan dhe Inter, por edhe mbi ish-shokun e tij të ekipit te përfaqësuesja e Italisë, Mario Balotelli, sulmuesi nga Bari, Cassano deklaroi: “E njoh Piolin, është një person fantastic. Nuk është faji i tij. Interi është i mbivlerësuar. Montella meriton notën 10, po bën një punë të mrekullueshme me një skuadër të përbërë nga futbollistë si “të larguar nga shtëpia”. Madje kanë fituar edhe një Superkupë Italie. Sa për Balotellin, ai thotë se nuk ekzistojnë miqtë në futboll? Nëse ai u ofendua është një problem i tiji. Unë them atë që mendoj. Ai mbetet një futbollist i madh, përveçse një djalë i mirë”.

Më shumë nga Champions League