• Cavani: Ëndërroj të luaj me Griezmann

    Publikuar: 10 Dec 3:08

    Cavani tek Atletico Madrid apo Griezmann te PSG? Apo të dy te një ekip tjetër, ndoshta bashkë me Diego Simeone-n, i cili e ka kthyer francezin në një nga sulmuesit më të fortë në botë dhe që kërkon prej kohësh “Matador”-in? Këtë do ta tregojë koha, do ta sqarojnë sesionet e ardhshme të merkatos, por sot ka ardhur pohimi i sulmuesit uruguaian, i cili, duk folur për mikrofonët e “SFR sport” ka deklaruar se një ditë ëndërron që të luajë bashkë me Griezmann.

    “Do të më pëlqente të luaja një ditë me Antoine”. Vetëm kjo deklaratë nuk mjafton për të folur për një largim të mundshëm të Edinson, por pasi vetë sulmuesi ka zbuluar pak ditë më parë se ka qenë një hap larg transferimit tek Atletico, është e drejtë që kjo gjë të mendohet. Gjithsesi, ish-sulmuesi i Napoli-t, ka shtuar se: “Jam i sigurt vetëm për një gjë: do ta mbrojë fanellën e Parisit deri në ditën e fundit që do ta mbajë veshur”.

     


    Lexo postimet e tjera