Merkato

De Laurentiis largon Cavani-n, zbulon objektivin e vërtetë të Napoli-t

Vazhdon “telenovela” Cavani në merkaton e Napoli: kthehet apo jo? Kategorik ka qenë presidentin De Laurentiis: “Eshtë e pamundur sepse kam lexuar që Paris SG e vlerëson 58 milionë euro, unë ia kam shitur 63 milionë euro. Nuk do t’i lejoja kurrë francezëve të rikuperonin të gjitha paràtë e investuara te një futbollist që e kanë përdorur për katër vjet,” – tha ai për “Radio Kiss Kiss”.

“A na pëlqen Morata? Lajm fals, – shtoi presidenti i Napoli, që i hap derën Rodrigo. – Nuk më rezulton të ketë një klauzolë 50 milionë euro si kam lexuar në shtyp. Unë mendoj se është një futbollist cilësor…

De Laurentiis flet edhe për protagonist të tjerë në merkato: “Ochoa? Nuk do të ishte keq, edhe pse nuk di asnjë për bisedimet me të. Darmian? Mund të luajë edhe në të djathtë edhe në të majtë, një lojtar i vlefshëm. Chiesa? Doja të bisedoja me Fiorentina, por mora një “jo” të prerë. Gjithsesi, Della Valle më ka premtuar se nëse do ta shesë do të jem i pari që do të telefonojë.”

Më shumë nga Merkato