Kampionatet në Europë

Cavani: Pas PSG-së, dua të kthehem sërish te Napoli

Disa dashuri nuk kanë kurrë fund, një nga këto është ende si psherëtimë në zemrën e Edinson Cavanit.

 

Disa dashuri nuk kanë kurrë fund, një nga këto është ende si psherëtimë në zemrën e Edinson Cavanit. Ai u bë lider i padiskutueshëm i PSG-së, pas largimit të Zlatan Ibrahimovic, verën e kaluar. “El Matador” sapo ka nënshkruar një zgjatje kontrate deri në vitin 2020 me francezët, por, i intervistuar nga “Sky Sport”, foli për ëndrrat e tij të realizuara, që nga mbërritja te Napoli, në vitin 2013. “Unë do të doja për ta mbyllur karrierën si futbollist në një nivel të lartë, – tha sulmuesi. – Pas PSG-së nuk e di se çfarë do të ndodhë, por në qoftë se do të vendos për të ndryshuar ekip, mund të zgjidhja rikthimin te Napoli e pastaj në shtëpinë time.

Gjatë përvojës sime me Napolin kam kaluar momente shumë të veçanta. Mendoj se ishte koha kur të gjitha gjërat kanë ndryshuar me të vërtetë për mua. Në themel të gjithçkaje qëndron merita, e cila nuk është vetëm e imja, por edhe e trajnerit Mazzarri, që më deshi në atë skuadër, e bashkëlojtarëve të mi, por edhe e të gjithë njerëzve atje, që kanë bërë të ndihem një mit. Pastaj, edhe puna që kam bërë vetë, apo të gjithë së bashku, na janë shpërblyer me gjëra të rëndësishme.”

Sulmuesi 30-vjeçar bën edhe një premtim për napoletanët: “Është normale që kur kalon një kohë të tillë të bukur në jetë, një ditë dëshiron të kthehesh aty, ku ishte mjaft mirë. Nëse një ditë do të kthehem në Napoli, kjo do të varet nga disa gjëra, por edhe forma ime sportive. Për këtë le të presim e të shohim fundin e kontratës time aktuale, e cila skadon në vitin 2020”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë