Ligue 1

Cavani: Do të doja të luaja përsëri atë Napoli-Juventus

11 gushti i 2012-ës është një datë që ka mbetur në mendjen e Edinson Cavani-t. Sulmuesi uruguaian është intervistuar gjatë një evenimenti të zhvilluar në “Parc des Princes”. Pyetjes së cilët nga ndeshjet e së kaluarës do të donte të luante përsëri, ai i është përgjigjur pa u menduar gjatë: “Janë dy ndeshje që do të më pëlqente t’i luaja përsëri. Një me Napoli-n, tjetrën me Paris Saint-Germain: Superkupën e Italisë me Juventus, që e kemi humbur pasi kemi zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe atë kundër Barcelona-s (6-1)”.

Cavani i është referuar Superkupës së Italisë të luajtur në Pekin. “Axurrët” e Mazzarri-t kaluan në avantazh dy herë (gola të Cavani-t dhe Pandev), por Juventus ka barazuar 2-2 kur kishin mbetur 15 minuta nga fundi falë një penalltie të Vidal. Ka pasur shumë polemika për atë penallti të dhënë nga arbitri Mazzoleni pas një ndërhyrje të Fernandez ndaj Vucinic, por kryesisht për kartonët e kuq të marrë nga Zuniga dhe Pandev. Në kohën shtesë është larguar edhe Mazzarri dhe Napoli, me dy lojtarë më pak, është mundur 4-2 (autogol i Maggio-s dhe gol i Vucinic). Pas përfundimit të sfidës, napolitanët kanë vendosur të mos paraqiten në ceremoninë e dhënies së trofeut në shenjë proteste.

Më shumë nga Ligue 1