Ligue 1

Cavani zgjedh më të mirin e PSG-së dhe nuk është Neymar

Edinson Cavani dhe Neymar, jo shumë kohë më parë, kanë qenë shumë afër fillimit të një lufte civile te Paris Saint-Germain dhe duket se armëpushimi nuk do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë pas kësaj përgjjigje që ka dhënë sulmuesi i Uruguait.

I pyetur se kush ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, Cavani ka thënë se ai lojtarë ishte Marco Verratti. Edhe pse nuk është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj brazilianit, nuk ka dyshime që “O Ney” mund të mos jetë aspak i kanqur dhe këto deklarata mund të kenë pasoja për Cavani-n, i cili pritet të largohet nga PSG në fund të sezonit.

Sulmuesi uruguaian është pyetur edhe se cili ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur dhe ai ka zgjedhur Giorgio Chiellini-n, ndërsa, sipas tij, lojtari më i madh i të gjitha kohërave është Diego Armando Maradona.

Më shumë nga Ligue 1