Nations League

“Çdo gjë është në rregull”; Toni Kroos sqaron kritikat për Sane

Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, hodhi poshtë kritikat e tij ndaj Leroy Sane, duke këmbëngulur se është plot falënderime për sulmuesin. Ylli i Real Madridit foli mbi “gjuhën e trupit” të Sane, gjatë pushimeve ndërkombëtare, muajin e kaluar.

Megjithatë, 28-vjeçari kërkoi t’i sqarojë komentet e tij, duke thënë se e kishte përgëzuar sulmuesin e Manchester City. “U harrua se e vlerësova atë vetëm për tre minutat e para. Në atë kohë nuk e pashë kudo, por kjo ishte e qartë për mua, nuk jam budalla, – tha Kroos në një konferencë shtypi. – Unë thashë se ndonjëherë duket sikur nuk do të shfaqet i plotë. Në futboll, gjithmonë duhet të jeni i kujdesshëm. E di që diçka e tillë interpretohet edhe në mënyrë negative.

Personalisht kam një marrëdhënie të mirë me Leroy, prapë se prapë kisha keqardhje që duhej të largohej pas ndeshjes së parë, pasi luajti mirë kundër Francës. Nuk kam nevojë të përsëris ato tre minutat e para të lavdërimit tim, sepse pres të luaj me të për një kohë të konsiderueshme. I njoh cilësitë e tij dhe i kam përmendur tashmë. Gjithçka është mirë, nuk e shohim njëri-tjetrin shpesh, kështu që është e vështirë të kemi një koordinim të madh në fushë, por ai nuk duhet të ndryshojë shumë”.

Vetë Sane tha kohët e fundit se ndihet i motivuar nga kritikat, si dhe mungesa e tij në Kupën e Botës së kësaj vere. Gjermania do të përballet me Holandën në Ligën e Kombeve, të shtunën, përpara se të takohet përsëri me Francën.

Më shumë nga Nations League