Premier League

Cech apo Leno? Emery i jep fund debatit

Trajneri i Arsenal Unai Emery beson se Petr Cech do të rikthehet nga disfata ndaj Manchester City-t javën e kaluar, me portierin që pritet ta nisë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës me Chelsea-n.

Cech është kritikuar për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj City-t, teksa nuk ka arritur të përmbushë prishmëritë e filozofisë së trajnerit të ri Unai Emery.

Me Cech që pritet të konfirmohet përsëri, blerja 25 mln euro Bernd Leno do të ulet sërish në stol.

“Për të shtunën vendimi im është i thjeshtë,” shprehet Emery. “Petr Cech do ta nisë ndeshjen. Kam besim tek ai. Kur t’i vijë radha Bernd-it, do të kem besim edhe tek ai.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e Cech. Ai ka eksperiencë, kualitet dhe kapacitetin e duhur. Gjithashtu, me Leno-n është e njëjta gjë.

“Ata janë dy portierë shumë të rëndësishëm për ne. Ata kanë kualitete të ndryshme por ata mund të luajnë në mënyrën tonë.”

Më shumë nga Premier League