Connect with us

Volejboll

Çelet merkato e dimrit, ekipet përforcime të huaja

Më datën 1 janar ka nisur zyrtarisht merkatoja e dimrit në sportin e volejbollit, “dritarja e riparimeve” në një nga sportet që po tërheq shumë fansa muajt e fundit. Rivaliteti i madh që është parë këtë sezon ka bërë që skuadrat të tentojnë përforcime gjatë merkatos së janarit, e cila do te zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji. Dhe, si gjithnjë synohet tregu i huaj, kryesisht ai ballkanas apo lindor, për të afruar lojtarë cilësorë dhe që garantojnë objektivat.

Për momentin, asnjë transferim nuk është zyrtarizuar pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit, por lëvizjet e para të klubeve kanë nisur. Ekipet kanë nisur jo vetëm të monitorojnë lojtarët e huaj, por edhe t’i afrojnë ato për t’i testuar. Lëvizjet më të mëdha priten te meshkujt, ku dhe rivaliteti është më i madh, por nuk mbeten pas edhe skuadrat e femrave. Këto ditë të ftohta dimri pritet të nxehen sadopak nga ethet e merkatos, që pritet të dhurojnë surpriza deri në fund.

Më shumë nga Volejboll