Champions League

Çerekfinalet e Champions-it, vijon dominimi spanjoll

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do të hidhet në Nyon, të premten (12:00). Bie në sy përfaqësimi me tri skuadra i Spanjës:

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do të hidhet në Nyon, të premten (12:00). Bie në sy përfaqësimi me tri skuadra i Spanjës: Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Garën për trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë e vazhdojnë edhe skuadra të tjera, si ​​Bayern Munich, Juventus, Borussia Dortmund, Monako dhe Leicester. Spanja është përsëri vendi, që kontribuon në çerekfinale me tre përfaqësues. Ajo pasohet nga Gjermania, e cila do të ketë dy ekipe në fazën e ardhshme të Champions-it. Seria A, Ligue 1 dhe Premier League do të ketë vetëm nga një përfaqësues. Sfidat e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Nëse nga shorti i së premtes del ndonjë përballje mes Real Madridit dhe Barcelonës, apo mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, në këtë raund, mund të kemi në prill tri “El Classico”, ose tre derbi, pasi duelet mes tyre në La Liga do të luhen në këtë muaj, gjithashtu. Sot për sot, Real Madrid, Bayern Munich, Juventus dhe Monako kryesojnë kampionatet e tyre. Monako lufton për katër tituj në këtë sezon, ndërsa Bayern Munich, Juventus dhe Barcelona mund të të arrijnë “tripletën”, sepse “janë gjallë” në tri gara (Borussia Dortmund, gjithashtu, është duke ecur, por Bundesliga duket mision i pamundur, me 16 pikë prapa liderit).

Në shortin e çerekfinaleve të Champions-it nuk do të ketë përfaqësues të grupit A dhe B, që tashmë janë likujduar (Arsenal, PSG, Napoli dhe Benfica) në fazën me eliminim direkt. Qëllimi kryesor i tri skuadrave spanjolle nuk është të luajnë kundër njëri-tjetrit, për një ndeshje “El Classico”, ose një derbi, më shumë, çka mund të jetë shumë tërheqëse për tifozët. Leicester, me historinë e vet, është skuadra e vetme përfaqësuese e Anglisë, që ëndërron të kalojë në gjysmëfinale. Madje, pse jo, ëndrra e fundit, finalja e Cardiff-it, më 3 qershor, vazhdon të ushqehet. Monako, gjithashtu, kalamendet në këtë drejtim.

Më shumë nga Champions League