• Çerekfinalet e Kupës në shkurt, Besëlidhja ëndërron 1/2 finale

    Publikuar: 16 Nov 6:42

    Kupa e Shqipërisë, pas përfundimit të turit të dytë, tashmë është futur në një fazë mjaft interesante, teksa nuk ka më ndeshja të lehta ku mund të eksperimentosh, sepse mund të të kushtojë shumë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, FSHF ka bërë të ditur se ndeshjet çerekfinale do të luhen në muajin shkurt të vitit 2017. Takimet e para do të luhen me datë 1 shkurt ndërsa dy javë më pas, më 15 shkurt, do të luhen ndeshjet e kthimit, nga të cilat do të dalin përfundimisht emrat e katër gjysmëfinalisteve, aty ku do të hidhet më pas short i lirë.

    beselidhja-partizani-kryesore
    Nga ndeshja e parë për Kupë, Besëlidhja-Partizani 1-0

    Padyshim që surpriza më e madhe e turit të dytë në Kupën e Shqipërisë ka qenë eliminimi i Partizanit nga Besëlidhja. Lezhjanët patën fituar 1-0 takimin e parë, ndërsa në kthim barazuan 1-1 dhe tashmë janë në çerekfinale, ku do të përballen me Flamurtarin. Interesante është se çfarë do të ndodhte nëse ekipi vlonjat përjashtohet nga Superliga. A do të vijojë garën në Kupë, Flamurtari? Nëse jo, dalja e Besëlidhjes në gjysëmfinale do të ishte surpriza më e bukur e këtij sezoni futbollistik.

    Çiftet çerekfinale

    Flamurtari-Besëlidhja

    Vllaznia-Teuta

    Laçi-Skënderbeu

    Tirana-Kukësi


    Lexo postimet e tjera