Peshëngritje

Çështja “Godelli”, Urso dhe Gjoza: Vendi organizator, përgjegjës për vizat

Refuzimi i vizës mmerikane për peshëngritësin Daniel Godelli, që do të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në SHBA, është një lajm që ka shqetësuar edhe Federatën Europiane të Peshëngritjes. Presidenti i kësaj Federate, Antoni Urso, deklaroi nga Tirana se ishte informuar për problemin e Godellit dhe çështjen do e ngrejë për diskutim në mbledhjen e Komiteti Ekzekutiv të EWF.

“Po, jam shumë mirë i informuar për situatën e Godellit. Kjo gjë nuk varet nga Federata Europiane dhe as nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Si President i Federatës Europiane, do të kërkojë arsyet nga Komiteti Organizativ, që ka obligimin për pajisjen me viza të trajnerëve dhe sportistëve” – tha ndër të tjera Antoni Urso.

Këtë qëndrim mbajti dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili interesimet të “TeleSport” se, nëse federata kishte kërkuar nga vendi organizator pajisjen me viza të sportistit Godelli, kreu i Peshëngritjes shqiptare tha se ishin dërgaur disa e-maile zyrtare, por nuk ishte marrë asnjë përgjigje. Më tej, Presidenti i FSHP-së u shpreh se nga ana e institucionit që ai drejton u bë e pamundura për të siguruar vizën për Daniel Godellin.

Më shumë nga Peshëngritje