Futboll

Çështja Ozil, vjen kundërpërgjigja e Federatës Gjermane të Futbollit

Federata Gjermane e Futbollit ka refuzuar akuzat e racizmit të Mesut Ozil por ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë për të mbrojtur lojtarin nga abuzimi publik.

Kjo vjen pasi lojtari i Arsenal lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja gjermane, duke cituar se ka racizëm dhe mungesë respekti brenda futbollit gjerman.

Ai thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese dhe është fajësuar për paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës.

DFB thotë se i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga kombëtarja gjermane.

29-vjeçari është kritikuar pasi është fotografuar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Londër majin e kaluar.

Më shumë nga Futboll