Kategoria Superiore

Cetkoviç do operohet, Laçi mbetet pa fantazistin

Pas largimit të Vucajt nga Laçi, u duk se bardhezinjtë do të vuanin për të gjetur një mesfushor organizator, i palodhur në fushë, por nuk do të vononte dhe drejtuesit kurbinas morën malazezin Marko Cetkoviç. Shumë në fillim u treguan skeptikë ndaj tij. Por nipi i të famshmit Mijatoviç tregoi vlera nga ndeshja në ndeshje, duke u kthyer në pikën referuese të lojës së bardhezinjve. Jo vetëm organizator, por thuajse çdo aksion niste nga këmbët e tij. Gjuajtës i saktë i penalltive, i goditjeve të dënimit dhe ato nga këndi, i kudondodhur dhe një meritë që Laçi fitoi Kupën e Shqipërisë, natyrisht që i dedikohet edhe atij.

cetkovic

Cetkoviç duke festuar me shokët e skuadrës një nga golat me Laçin

Por sot një lajm i keq ka ardhur për trajnerin Armando Cungu, i cili është telefonuar nga Cetkoviç që do t’i duhet patjetër të operohet, pasi dëmtimi nuk po e lë të qetë. Fantazisti malazez mungoi edhe në ndeshjet europiane pikërisht nga dëmtimi. Nëse do të ishte ai në fushë, me siguri edhe Laçi do të kishte kaluar në turin tjetër. Cetkoviç pritet të kryejë edhe ca analiza të tjera dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Kjo do të thotë se ai do të humbë fazën e parë dhe vetëm në fazën përgatitore të janarit mund t’i bashkohet Laçit.

[total-poll id=55429]

Më shumë nga Kategoria Superiore