Futboll

Çfarë kanë bërë yjet e Francës pas fitores?

Djemtë e Didier Deshamps ishin paralajmëruar se “pa fitore ndaj Hollandës, nuk ka festë”.

Por Kylian Mbappe dhe Oliver Giroud nuk mund të privonin ekipin e tyre një ajo mbrëmje spektakolare që i priste në Paris, kështu që shënuan dy gola që ju duheshin për t’iu dhënë atyre fitoren e kërkuar nga trajneri.

Kjo ishte ndeshja e parë e tyre pasi u shpallën kampion bote duke triumfuar në korrik në Rusi dhe mbështetësit ju kishin premtuar një festë të madhe për të festuar këtë sukses.

Një stadium po aq i mbushur me tifozë sa stadiumet në Rusi, që krijuan një atmosferë elektrizuese. Duartrokitje, këngë dhe performanca kishte në stadiumin e kthyer në vendin e “party-t”.

I pranishëm ishte edhe presidentin Emmanuel Macron së bashku me bashkëshorten e tij Brigitte, të cilët u përfshinë në atmosferën e festës.

Futbollistët filluan të këndonin të gjithë së bashku e ndërsa tifozët nuk fshihnin dot entuziazmin.

Më shumë nga Futboll