Futboll

Çfarë po ndodh me yllin Casemiro? Në Brazil shqetësohen

Çfarë po ndodh me yllin Casemiro? Në Brazil shqetësohen

Mesfushori Casemiro çuditërisht ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin, ndryshe nga shumica e shokëve të tij të skuadrës. Megjithatë, ka kohë për të gjithë, edhe pse kjo temë ka ngjallur polemika në Brazil.

“Ai nuk ka rinovuar ende, edhe pse është një lojtar kyç i skuadrës”, janë fjalët e publikuara nga portali ‘Terra”. Brazilianët e kanë lojtar shumë të rëndësishëm mesfushorin, i zbuluar veçanërisht prej trajnerit Zinedine Zidane.

Nuk ka shans që mes tij dhe klubit të ketë probleme, por pritej që ai të rinovonte më parë se disa prej yjeve të tjerë. Gjithsesi, në javët e ardhshme Casemiro, një objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, do të rinovojë kontratën e tij në “Santiago Bernabeu”. Ai do të ketë edhe rritje page.

Më shumë nga Futboll