Futboll

Chamberlain tregon vendimin më të vështirë në jetën e tij…

Chamberlain tregon vendimin më të vështirë në jetën e tij…

Alex Oxlade-Chamberlain pranon se largimin e Arsenal ka qenë më i vështiri i jetës së tij, por mundësia për të punuar me Jurgen Klopp te Liverpool ishte diçka që nuk mund të refuzohej. Mesfushori i Anglisë kompletoi kalimin në “Anfield” në ditën e fundit të merkatos për 40 milionë euro, pasi më parë refuzoi të shkonte te Chelsea. Oxlade-Chamberlain fitoi tre herë “FA Cup” gjatë gjashtë viteve me Arsenal dhe tani e ndjeu se kishte ardhur momenti për një ndryshim në jetën e tij.

“Klopp është frymëzues, i pasionuar dhe të përfshin në atë që bën. Unë e ndjej se kalimi te Liverpool nën urdhrat e tij është diçka që do të më ndihmojë të rritem profesionalisht, – tha Chamberlain.

“Ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë në jetën time, – tha 24-vjeçari për “Times”. – Falënderoj tifozët e Arsenal që gjithmonë më pak mbështetur dhe i kërkoj falje që u largova, por mendoj se duhet të marrë më shumë nga vetja. U largova nga një vend ku isha shumë komod dhe që më dha mundësinë të kisha oferta nga klubet e tjera. Fakti që trajneri Klopp dëshironte të punonte me mua më intrigon shumë dhe jam gati të jap gjithçka për Liverpool.”

Më shumë nga Futboll