Champions League

Champions, Conte: “Të paktën 1 gol ndaj Barças, Iniesta si Pirlo!”

Chelsea rrezikon rëndshëm kundër Barcelonës dhe trajneri italian i Bluve, Antonio Conte shpreson në ndeshjen perfekte për të rrëzuar të gjitha parashikimet, pas barazimit në takimin e parë të të tetave të Champions League, të përfunduar me rezultatin 1-1 në “Stamford Bridge”. “Nëse dëshiron të kesh ndonjë shans ndaj Barcelonës, një prej skuadrave më të mira në botë, duhet të luash ndeshjen perfekte. Dëshirojmë të luajmë futbollin tonë dhe të shënojmë të paktën një gol. Por duhet të jemi të përqendruar dhe të gatshëmpër të vuajtur”, deklaroi trajneri i Chelseas.

Rezultate imazhesh për iniesta chelsea conte

Pas barazimit në shtëpi në ndeshjen e parë, me Leo Messi që realizoi golin e tij të parë kundër Bluve, katalanasve do t’u mjaftojë edhe vetëm një barazim pa gola në “Nou Camp” për të kaluar turin. Falë suksesit në ndeshjen e fundit në Premier League, kundër Crystal Palace, Chelsea rigjeti pikë dhe besim në prag të transfertës ndaj Barças. “Të luash në ‘Nou Camp’ është gjithmonë fantastike. Çdo futbollist dëshiron ndeshje të këtij lloji. Pres që futbollistët të japin maksimumin dhe të dinë të shijojnë momentin. Por mbi të gjitha do të duhet të jemi në ndeshje në çdo moment, nëse duam të kalojmë turin. Iniesta? Po flasim për një futbollist të madh që ka bërë historinë e Barcelonës. Është një gjeni i futbollit. Unë e krahasoj me Pirlon”, deklaroi Conte.

Më shumë nga Champions League