Connect with us

Champions League

Champions, dominon Real, mungon Neymar

Më 24 gusht do të hidhet shorti për fazën me grupe të Champions League dhe më këtë rast do të jepen edhe çmimet për lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Mes 12 finalistëve, nuk mund të ndodhte ndryshe, dominon Real Madrid me 6 lojtarë.

Kjo është lista e plotë e finalistëve: për çmimin e portierit më të mirë, përveç Buffon (Juventus) dhe Manuel Neuer (Bayern Munich), është edhe Jan Oblak (Atletico Madrid). Për mbrojtësit: Bonucci (Juventus), Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid). Për mesfushën: Casemiro , Toni Kroos dhe Luka Modric (Real Madrid). Për sulmin: Dybala (Juventus), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Lionel Messi (Barcelona).

Çmimet do të jepen për herë të parë bashkë me vlerësimet e përvitshme të UEFA-s për futbollisten dhe futbollistin e vitit. Juria që ka dhënë votat është përbërë nga 32 trajnerët e skuadrave që kanë marrë pjesë në fazën me grupe të Champions League 2016/17 dhe 55 gazetarët e përzgjedhur nga grupi “European Sports Media” (ESM). Trajnerëve nuk u është lejuar të votojnë për lojtarët e skuadrave të tyre.

Më shumë nga Champions League