Connect with us

Futboll

Champions: Juventus me sytë nga Kardifi, Milan ka mbetur në Athinë

Juventusi ka vendosur në palmaresin e tij Kupën e Italisë numër 12 për të. Nuk mbaron këtu pasi bardhezinjtë janë afër titullit të gjashtë radhazi në kampionat si dhe realizimit të ëndrrës gati 21 vjeçare, triumfit në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif të cilën do ta diskutojnë me Real Madrid. Ndërkohë Milan-i, klubi që ka ngritur më shumë herë në qiell nga të gjitha italianet kupën me “Veshë të Mëdhenj”, ka përkujtuar në faqen e tij zyrtare 10-vjetorin e fitores së 23 majit 2007 ndaj Liverpool. Ishte nata e Athinës dhe dygolëshi i Pippo Inzaghi-t i cili ngriti në këmbë gjithë popullin kuqezi.

Champions, la Juventus va a Cardiff e il Milan resta ad Atene

“Nga 18 deri më 28 maj Kupa e fituar nga Milan nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t që sot ndodhet në Muzeun e Botës së Milanit, do të ekspozohet në ambientet e “Casa Milan Store” për t’i dhënë mundësinë mbështetësve ta shohin nga afër, ta prekin dhe sigurisht të bëjnë selfie. Iniciativa shoqërohet nga hashtag #wearetheChamp10ns, dhe disa videove që përkujtojnë këtë trofe”, shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare të Milan-it i cili veç këtij trofeu do të ekspozojë edhe 6 të tjerët e fituar në Champions. Kuqezinjtë janë klubi italian që ka fituar më shumë Liga Kampionesh, 7 trofe, dhe të dytët në Europë pas Real Madrid-it me 11 trofe. I pari ka ardhur ndaj Benfica-s më 1963, më tej janë Ajax 1969, Steaua Bucarest 1989, sërish Benfica 1990, Barcelona 1994, Juventus 2003 dhe i fundit ndaj Liverpool 2007.

Më shumë nga Futboll