Champions League

Champions League, zbulohet “Top 11” e javës së katërt

Tottenham, Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain e kanë siguruar një vend në raundin pasardhës të Champions League. “Spurs” e siguruan kualifikimin pas një fitoreje spektakolare 3-1 kundër Real Madrid, duke bërë, ndoshta, paraqitjen më të mirë të kësaj jave. Por Roma mund të mosn jetë dakord, me skuadrën e Di Francesco-s që ka bërë “copë-copë” Chelsea-in në “Olimpico”. Për sa i takon paraqitjeve individuale, është e vështirë të mos zgjedhësh Layvin Kurzaëa si më të mirin e kësaj jave. Në fakt, ai u bë mbrojtësi i parë në historinë e Champions League që realizon tre gola në një ndeshje. Ky është formacioni më i mirë i javës së katërt të Champions League:

Portier: Ibrahim Sehic (FK Qarabag)

Statistika: Ka bërë më shumë pritje (13) se çdo portier tjetër në javën e katërt.

 

Mbrojtës i djathtë: Kieran Trippier (Tottenham)

Statistika: Ka krijuar më shumë raste (3) se çdo lojtar tjetër i “Spurs” kundër Real Madrid.

 

Qendërmbrojtës: Pepe (Besiktas)

Statistika: Ka fituar më shumë duele në ajër (7) se çdo lojtar këtë javë.

 

Qendërmbrojtës: Davinson Sánchez (Tottenham)

Statistika: Ka bërë më shumë pasime parpara (29) se çdo lojtar tjetër i “Spurs” në fitoren 3-1 ndaj Real Madrid.

 

Mbrojtësi i majtë: Layvin Kurzawa (Paris Saint-Germain)

Statistika: Është bërë mbrojtësi i parë në historinë e Champions League që ka realizuar një tregolësh.

 

Mesfushor mbrojtës: Danilo Pereira (FC Porto)

Statistika: Asnjë mesfushor nuk ka vjedhur më shumë topa (4) se Pereira këtë javë.

 

Mesfushor qendre: Miralem Pjanic (Juventus)

Statistika: Ka bërë më shumë pasime vendimtare (6) në gjithë javën e katërt.

 

Mesfushor sulmues: Dele Alli (Tottenham)

Statistika: Ka fituar më shumë duele (11) se çdo lojtar tjetër i “Spurs” në fitoren kundër Real Madrid.

 

Sulmues i djathtë: Stephan El Shaarawy (AS Roma)

Statistika: Ka realizuar golin më të shpejtë (pas 38 sekondash) të këtij sezoni të Champions League kundër Chelsea-it.

 

Qendërsulmues: Neymar (Paris Saint-Germain)

Statistika: Ka fituar më shumë duele (15) në javën e katërt.

 

Sulmues i majtë: Leroy Sane (Manchester City)

Statistika: Ka krijuar më shumë gola (2) këtë javë.

Më shumë nga Champions League